Home TEKNOLOGJI Manta X7, telefoni inteligjent pa asnjë buton

Manta X7, telefoni inteligjent pa asnjë buton

Çdo telefon inteligjent me ekran me prekje ka edhe disa butona fizik. Megjithatë, kompanitë përpiqen që të krijojnë butona sa më të vegjël, në mënyrë që telefoni të duket më mirë. Një kompani kineze, e quajtur Manta, po punon për krijimin e një pajisje që nuk do të ketë asnjë buton fizik.

Nuk janë zbuluar shumë detaje se si do të funksionojë ky telefon, por dimë vetëm që anësoret e telefonit do të kenë një sensor për çaktivizimin e telefonit dhe për ngritjen dhe uljen e volumit. Disa të tjerë spekulojnë se këto veprime do të kryhen nga ekrani i telefonit, domethënë përdoruesit do të kenë mundësi të ngrenë ose ulin volumin me një prekje të ekranit.

Telefoni do të emërtohet Manta X7, ndërsa sistemi i tij, i bazuar në Android, do të quhet MO7os. Karakteristikat e harduerit nuk janë zbuluar akoma, por vetëm thuhet që telefoni mund të fuqizohet nga një procesor MediaTek.

Previous article30 të vërteta … që ndoshta nuk i dini!
Next articlePDK’ja s’ka hequr dorë nga kryeministri