Home LAJME Martesa e parë në botë përmes Twitter!

Martesa e parë në botë përmes Twitter!

Në Turqi është celebruar martesa e parë në botë përmes Twitterit, raporton e përditshmja turke ‘Milliyet’.

Në zonën Uskudar, në pjesën aziatike të Stambollit,një çift të dashuruarish, Cengizhan Celik dhe Candan Canik, të cilët kishin vendosur të celebronin martesën e tyre, janë prezantuar para kryebashkiakut me rrobat tradicionale të dasmës; ajo me fustan të bardhë dhe ai me kostum, por ndërkohë secili mbante edhe nga një Ipad me vete. Një të tillë kishte sigurisht, edhe Mustafa Kara, kryebashkiaku i Uskudar, i cili zyrtarizoi celebrimin e çiftit.

Pasi lexoi nenet e kodit civil turk, kryebashkiaku, nga adresa e vet personale në Twitter, i pyeti dy të rinjtë nëse donin të lidheshin në martesë dhe të interesuarit u përgjigjën, po ashtu përmes Twitterit “evet”, që nga turqishtja do të thotë “po”.

Përmes Twitterit ndërvepruan edhe dëshmitarët e nuses dhe dhëndrit, të cilët konfirmuan se të sapomartuarit ishin lidhur në martesë më vullnetin e tyre të plotë dhe pa asnjë lloj detyrimi.

Së fundi, po në Twitter janë shfaqur edhe dy postimet e fundit nga ana e kryebashkiakut, i cili deklaronte se celebronte martesën mes dy të rinjve dhe u uronte atyre një jetë të lumtur. Ceremonia u ndoq “drejtpërdrejt” në rrjetin social edhe nga të ftuarit, të cilët ishin të gjithë të armatosur me ipad.

Previous articleRita nudo për “Elle”
Next articleArrestohet në Tiranë i shumëkërkuari për vrasje