Rusia dhe Ukraina, të shtunën, kanë mbajtur bisedmet e para direkte prejse ka nisur kriza në Krime.
Ministria e Jashtme ruse ka thënë se zëvendësministri Grigory Karasin ka mbajtur një takim në Moskë me ambasadorin e Ukrainës në Rusi, Volodymyr Yelchenko.
Në deklaratë thuhet se diplomatët “kanë diskutuar marrëdhëniet ruso-ukrainase në një atmosferë të sinqertë”, por nuk jepen më shumë detaje.
Ndërkohë, presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka thënë se Bashkimi Evropian ka vendosur të nënshkruajë menjëherë kapitujt politikë të një marrëveshjeje të asociimit me Ukrainën, shkruan rel.
Barroso, duke folur në samitin e rajoneve evropiane në Athinë, ka thënë se BE-ja ka detyrim solidariteti ndaj Ukrainës.
Nëntorin e kaluar, presidenti tashmë i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka pezulluar nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me BE-në, çfarë ka çuar në protesta masive dhe më pastaj në rrëzimin e regjimit të tij.