Sipas Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, sulmet kanë shënjestruar 7.943 shtëpi, 1.617 objekte tregtare, 32 qendra shëndetësore, 65 shkolla dhe 13 objekte të Gjysmëhënës së Kuqe.

Ambasadori i Iranit në OKB, Saeid Iravani, ka bërë të ditur se më shumë se 1.330 civilë, përfshirë rreth 300 fëmijë, janë vrarë në Iran mes sulmeve të vazhdueshme nga ShBA-ja dhe Izraeli, derisa dëmet në infrastrukturë në gjithë vendin po rriten me shpejtësi.

Në një deklaratë në OKB, Iravani tha se që nga fillimi i sulmeve të paktën 1.332 civilë iranianë kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur. Gjysmëhëna e Kuqe iraniane tha se rreth 300 nga të vrarët ishin fëmijë.

ShBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ajrore në shkallë të gjerë kundër Iranit më 28 shkurt, ndërsa negociatat mes Teheranit dhe Washingtonit ende vazhdonin, në atë që zyrtarët iranianë më vonë e quajtën tradhti diplomatike.

Irani u kundërpërgjigj duke goditur Izraelin, si dhe baza dhe objektiva amerikane në të gjithë rajonin dhe konflikti u përshkallëzua shpejt në një krizë rajonale.

Shënjestrohet infrastruktura civile

Zyrtarët iranianë thanë se infrastruktura civile, zonat e banuara dhe objektet publike janë shënjestruar dhe dëmtuar nga sulmet SHBA-Izrael.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, sulmet kanë shënjestruar 7.943 shtëpi, 1.617 objekte tregtare, 32 qendra shëndetësore, 65 shkolla dhe 13 objekte të Gjysmëhënës së Kuqe.