🏗️🤝 Sot, bashkë me ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, nënshkruam marrëveshjen për realizimin e projektit “Parku i Përgjithshëm në Livadicë të Podujevës”, me vlerë prej 3,118,295.56 euro.

Projekti ka hyrë në fazën e zbatimit dhe shumë shpejt do të nisin punimet për realizimin e tij në terren. Projekti i Zonës Ekonomike do të shënojë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së mundësive për investime.

Falenderoj ministren për gatishmërinë për nisjen e këtij projekti kaq të madh për Podujevën!

🎉 Urime të gjithë qytetarëve të komunës sonë!