Në bazë të vendimit për mbylljen e shiritit të mesëm të rrugës nacionale N9, pjesa te kryqëzimi i rrugës nacionale N9 me rrugën lokale “Tahir Zajmi” në Prishtinë, në afërsi të Fakultetit të Bujqësisë, njoftohen pjesëmarrësit në trafik se realizimi do të bëhet me datë 09.03.2014 (të dielën), për shkak të fluksit më të vogël të automjeteve që qarkullojnë në atë pjesë të kryqëzimit.
Mënyra e rregullimit të qarkullimit për në lagjen Kalabria do të realizohet sipas sinjalizimit – shenjave të komunikacionit, të cilat janë të vendosura në atë pjesë të rrugës, njofton Ministria e Infrastruktures.