Home SHOWBIZ Meda u rrah në Mitrovicë, Kamishi e shpëtoi!

Meda u rrah në Mitrovicë, Kamishi e shpëtoi!

Sipas burimeve të pakonfirmuara, gjatë ndeshjes në Mitrovicë tifozët e Torcidës sulmuan këngëtarin Meda dhe e rrahën.

Në ato momente ka ndërhyrë Bekim Haxhiu (Kamishi) deputet nga radhët e PDK-së dhe disa zyrtarë të klubit Trepça, të cilët e shpëtuan këngëtarin Meda nga rrahja brutale.

Ishte ndeshja futbollistike e kampionatit të Kosovës, ku Hajvalia ishte mysafir i klubit Trepça, në Mitrovicë, kur edhe ndodhi ngjarja.

Në minutën e 86-të shenoi gol ekipi vendas Trepça, dhe në atë rast thuhet se Meda, si pronar i klubit Hajvalia, ka fyer ekipin e Trepçës dhe tifozët e Torcidës.

Në tërë kët ekces, është dashur edhe ndërhyrja e njësisë speciale të policisë së Kosovës. /GazetaOra

Previous articleEdita ‘hesht’ me këngën
Next articleGalaxy S5 Zoom do të ketë kamerë 20 megapixel