Home LAJME Mediat raportojnë se ky mund të jetë aeroplani i zhdukur!?

Mediat raportojnë se ky mund të jetë aeroplani i zhdukur!?

Në valën e shumë “gjurmëve” për aeroplanin e zhdukur të Malajzisë, është shfaqur edhe një foto, që shfaq një aeroplan të paprekur në xhungël.

Në video shihet një fotografim satelitor. Hapësira përreth duket e paprekur, gjë që ngre dyshimet pasi Boeingu 777 nuk ishte me aterrim vertikal VTOL (Vertical Takeoff and Landing).

Tomnod është ueb-faqe në pronësi të DigitalGlobe, që identifikon objektet dhe vendet në xhirimet satelitore. Deri tash kanë 650 mijë “objekte interesante”, që i shënjojnë përdoruesit e faqes, ndërsa janë mbi 98 milionë shikime, transmeton Telegrafi.

Më 11 dhe 12 faqja Tomnod ra për shkak se kishte mbi 100 mijë vizita në minutë, si pasojë e kërkimit të aeroplanit të zhdukur të Malajzias.

Previous articleMinistri i FSK-së, Agim Çeku, priti sot ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë,
Next articleBale: Reali nuk ka frikë nga Barca