Mediumet serbe kanë raportuar të enjten se portieri i Palermos, Samir Ujkani, ka ftuar bashkëlojtarin e tij te skuadra italiane Milan Milanoviq, që t’i bashkohet te Përfaqësuesja e Kosovës.
Milanoviq është i lindur në Kosovë (Leposaviq), ndërsa para se të transferohej te Palermo karrierë ka bërë te Cërvena Zvezda dhe Lokomotiva e Moskës.
Sajti “Pressonline.rs” ka shkruar se Ujkani i ka thënë Milanoviqit të luajë për Kosovën, pasi është i lindur në Kosovë dhe nuk ka asnjë problem, raporton koha.net
Vetë Milanoviq ka thënë se me Ujkanin është mik i mirë, ndërsa nuk ka folur asgjë për ofertën që të jetë pjesë e Kosovës. “Fakti që ai është shqiptar dhe unë serb për mua nuk do të thotë asgjë. Mbi të gjitha, ne jemi shokë”, ka thënë shkurt Milanoviq.
Mediet serbe e kanë quajtur këtë “ofertë jokorrekte” të Ujkanit.