Përdorimi i limonit nga këshillat e bukurisë tek shtëpia.
Ja disa nga përdorimet e limonit nga fusha e bukurisë tek përdorimi i tij ne shtëpi.
1- Scrub me efekt pastrues
Antibakterial dhe antioksidant natyral, limoni ndihmon bukurinë e lëkurës. Është përdorur qe ne epokën e viteve 700 për te zbardhur lëkurën, sot mund te përdorni këtë frutë si përbërës freskues për maska te bëra ne shtëpi. Acidi nitrik, kontribuon ne rigjenerimin qelizor. Ne një ene përzieni kos, lëng limoni dhe pak kripe te holle, masazhojeni nen dush pas një dite te lodhshme dhe stresi ne trafik dhe smog dhe kur ndjeheni veçanërisht te lodhur. Fal efektit te limonit dhe te kripës lëkura do te behet e pastër dhe do te marre një drite tjetër, ndërsa kosi shërben për te hidratuar epidermën ne thellësi.
2- Limoni dhe dieta
Kërkimet shkencore kane treguar efektin e limonit ne metabolizëm dhe diete. Sipas disa studimeve ky fryt lehtëson humbjen ne peshe, për me tepër fal pektinës, limon ndihmon për te parandaluar sulmet e urisë. Një diete alkaline tregon përmirësime ne funksionin e mëlçisë, stimulon sistemin imunitar, rregullon nivelin glukozës.
3- Limoni dhe pastrimi ne shtëpi
Vlerat e limonit ndihmojnë edhe ne pastrimin e shtëpisë. Gjysme limoni i bashkuar me kripe është shume i mire nëse e përdorni me furçe për te pastruar enët e kuzhinës dhe objektet prej bakri, për me tepër eliminoni njollat e ndryshkut.
4- Parfum me…
Aroma e limonit ka veti rigjeneruese, sipas disa studimeve ai stimulon humorin e mire, redukton ankthin dhe është i vlefshëm për te ndihmuar memorien dhe përqendrimin.
5- Limoni dhe bukuria
Limoni i holluar ne ujë, ndihmon për te reduktuar zbokthin. Provoni te përzieni ujin me limon ne një ene dhe shpëlani flokët pasi ti keni lare. Me këtë recete mund te përfitojnë edhe thonjte tuaj. Thonjte rriten me te forte dhe ndihmon ne zbardhjen e gjurmëve te nikotinës, strategji e duhur për ato qe pine duhan.
6- Dhembje fyti?
Limoni ka veti antiseptike dhe bakteriale, aq sa i beri ndryshim te madh kur ne Venezuelë ne vitin 1855 u përhap epidemia e kolerës. Antiseptik për plagët, lëngu i limonit mund te jete shume efikas kundër grykëve.
7- Limoni dhe mirëqenia
Limoni është pastrues për organizmin dhe ka një efekt alkalizues. Është i këshillueshëm mbi te gjitha për ato qe ndjekin një diete te pasur me mish, është i nevojshëm për shëndetin e mëlçisë dhe një ndihmues i vlefshëm për ato qe vuajnë nga artriti.