Nën sipërfaqen me ngjyra të ndezura, planeti i Merkurit ftohet dhe si pasojë e kësaj ajo po tkurret, thonë shkencëtarët në një studim të publikuar në revistën “Nature Geoscience”. Gjatë 3.8 miliardë vjetëve të fundit, planeti më i afërt i Diellit është zvogëluar për 14 kilometra dhe sot diametri i saj është 4.800 kilometra.
Ashtu si edhe Toka, Merkuri ka një thelb metalik super të nxehtë, por për dallim nga ajo nuk ka pllaka tektonike të cilat lëvizin, përplasen dhe rrëshqasin si përgjigje e një shqetësimi që shkakton humbjen e nxehtësisë në koren e planetit. Në të vërtetë, Merkuri ka vetëm një shtresë solide, që do të thotë se stresi transmetohet direkt në sipërfaqen e planetit, duke shkaktuar “palosjen” e saj gjatë ftohjes.
Gjeologët planetarë të udhëhequr nga Polo Birnam nga Instituti për Shkencë “Carnegie” me seli në Uashington, kanë krijuar një model të tkurrjes termike të planetit, të bazuar në studimin e afro 6 mijë peizazheve të kapura nga fluturakja Messenger e NASA-s. Si pikë fillestare e matjes, është marrë pjesa e mbetur e të ashtuquajturës “bombardim i gjerë” i asteroideve të sistemit diellor të grimcuara para miliarda vjetëve.