Milani mendon që të shesë sulmuesin Mario Balotelli gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa skuadra e Ligue 1 të Francës, Monaco, është duke shfaqur interesim të madh, përcjellin mediumet italiane.
Reprezentuesi i Italisë, Balotelli, ka qenë shënjestër e tifozëve të Milanit këtë stinor, pas paraqitjeve të tij të dobëta. Në të vërtetë, ai po vlerësohet ndër shkaqet kryesore për dështimin e Milanit këtë stinor dhe hierarkia e klubit mendon të largojë atë.
Monaco është duke insistuar për të transferuar Balotellin dhe mendon t’i japë atij pagë më të madhe se që ka te Milani.
Po ashtu Balotelli do ta ketë mundësinë të luajë edhe në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm, gjë që me Milanin zor se do ta ketë.
Mirëpo, nuk dihet ende se çfarë shifre të dëmshpërblimit do të kërkojë Milani për të liruar Balotellin.