Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, të hënën ka diskutuar çështjet rajonale në biseda telefonike me homologët e tij francez dhe azerbajxhanas, sipas burimeve diplomatike turke.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fidan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij francez Jean-Noël Barrot, me të cilin diskutuan në mënyrë gjithëpërfshirëse zhvillimet në rajon dhe u shkëmbyen hapa konkretë që mund të ndërmerren për të ulur tensionet aktuale dhe për t’u dhënë fund sulmeve.

Në këtë drejtim kryediplomati turk Fidan bisedoi edhe me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, shtuan burimet.