Home LAJME Ministria e Pushtetit Lokal: Ramadan Muja veproi jashtëligjshëm

Ministria e Pushtetit Lokal: Ramadan Muja veproi jashtëligjshëm

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, i dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare,nuk e ka konsultuar ligjin as kur ka marrë vendim për të pezulluar detyrën deri sa ti jepet vendimit final i gjykatës.

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal i ka sqaruar kryetarit të Prizrenit se pezullimi ose ngrirja e detyrës nuk ka bazë ligjore dhe i ka kërkuar atij që të veproj vetëm në bazës të ligjit për vetëqeverisje lokale, që është vazhdimi i punës ose dorëheqja.

Shoqëria civile dhe partitë opozitare në Prizren po kërkojnë largimin e menjëhershëm të kryetarit Muja, pasi ai është shpallur fajtor nga shkalla e parë e gjykatës. Muja po pretendon se në shkallën përfundimtare të gjykatës do të mund të shpallet i pafajshëm.

Previous articleQëndrojë në një këmbë 7 orë e 36 minuta për ta fituar makninen BMW
Next article​Kosovari nga Ferizaj vdes si muxhahdin në Siri