I lumtur që sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Projektligjin nr.10/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”.
Ky projekt në vlerë prej 35 milionë eurove (25 milionë nga kredia dhe 10 milionë nga Korniza Investive e BE-së) do të ndikojë jo vetëm në trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Podujevës, por do të ketë impakt të lartë edhe në mjedis dhe në pastrimin e lumenjve, ku aktualisht derdhen këto ujëra.
Falënderoj Kryeministrin Kurti për prioritizimin e këtij projekti që është jetik për Komunën dhe qytetarët tanë dhe po ashtu secilin deputet të Kuvendit që me votën e tyre i hapën rrugë realizimit të tij!
