Home SHOWBIZ Modelja “injoron” Adnan Januzajn

Modelja “injoron” Adnan Januzajn

mmmSë fundi është përfolur mbi një lidhje të saj me yllin e ri të Manchester Unitedit, por ajo ka reaguar prerazi.

Charlotte Springer është përfolur për shumë marrëdhënie me protagonistë të botës së sportit. Ajo është një modele shumë e njohur në Britaninë e Madhe, për shërbimet fotografike që ka realizuar në revista si “Nuts”, “Loaded”, apo “FHM”. Por së fundi është rikthyer në vëmendje për një lidhje të përfolur me Adnan Januzaj, yllin e ri të Manchester Junaited.

Vetë Charlotte ka dashur të reagojë në Twitter, duke deklaruar se ajo ka një të dashur dhe praktikisht ka mohuar gjithçka që flitet për raportin me talentin kosovar: “Jam lodhur me të gjitha këto. Është e padurueshme të dëgjosh të thuhen gënjeshtra të tilla. Dua t’u them të gjithëve se prej dy vjetësh kam një të dashur fantastik. Dhe nuk është një futbollist 19-vjeçar…”.

Previous articlePutin si Sadam Hussein?
Next articlePersonazhet e njohur në ndihmë të Rebekës