Vincenzo Montella ka mbrojtur skuadrën e tij pas disfatës 1-0 nga Juventusi dhe eliminimit nga Liga e Evropës.
Viola kishte avantazhin e golit në udhëtim nga barazimi 1-1 në ndeshjen e parë, por një gol fantastik i shënuar nga Andrea Pirlo nga goditja e lirë bëri që Bianconerët të vazhdojnë garën tutje në dëm të Fiorentinas.
“Duhet ta uroj skuadrën time. Ata bënë më të mirën dhe ne ishim afër fitores – veçanërisht në pjesën e parë, kur kishim tre shanse për të shënuar”.
“Ne humbëm lojtarët [për shkak të lëndimit], por sakrificat që ekipi ka bërë na bënë neve t’i tejkalojmë këto vështirësi duke marrë përgjegjësi”.
“Nesër ne duhet të kalojmë në një faqe të re. Ne ende kemi një kapitur të rëndësishëm të mbetur këtë sezon. Ne duhet të jemi të bindur në aftësitë tona në këtë ligë”, ka thënë Montella për Mediaset.