Home Uncategorized Moti: sod dhe gjatë javës se ardhshme?

Moti: sod dhe gjatë javës se ardhshme?

fmotii-kosoveSot mbi vendin tonë ka mbajtur mot me vranësira të shpërndara dhe me diell, temperatura më e ulët u shënua 1 gradë, kurse më e larta ka arritur në 11 gradë celsius, ka fryer erë nga jugu dhe jugëlindja me shpejtësi 1-4m/s.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu. Temperaturat do të jenë afërsisht të njëjta, nga 3 gradë sa do të jetë ajo më e ulëta në 12 gradë më e larta e ditës. Do të fryje erë nga jugu dhe jugëlindja me shpejtësi 1-3m/s

Parashikimi i motit për tri ditët e ardhshme

Sipas gjendjes sinoptike që po mbretëron mbi vendin tonë, java e ardhshme pritet të jetë me reshje, dy ditët e para do të jenë me temperatura mbi 10 gradë, kurse nga e mërkura pritet të kemi destabilizim të motit i përcjellë me reshje shiu dhe ulje të ndjeshme të temperaturave maksimale, ndërsa minimalet do të jenë mbi zero. /RadioRINIA/ 

Previous articleHaziri: i jep mbështetje klubit të boksit “Drita”
Next articlePDK: ka marrë qëndrim që në seancën e radhës të KK, të jap kontributin e vet