Home LAJME Mushkolaj: PDK e përkrah mocionin për rrëzim të qeverisë atëherë kur mendon...

Mushkolaj: PDK e përkrah mocionin për rrëzim të qeverisë atëherë kur mendon se është në favor të saj

Qëndresa Azemi-Botapress, 12 prill- Mocioni për rrëzimin e qeverisë të krijuar nga Nisma, ka bërë bujë të madhe ditëve të fundit në Kosovë. Disa deputetë deklarohen që do e përkrahni e disa prej tyre nuk e përkrahin, shkruan Botapress.

Analisti politik, Imer Mushkolaj në një prononcim për Botapress, ka deklaruar se Kryeminisri Mustafa është zotuar se do e çojë deri në fund mandatin e tij si kryeministër dhe nuk do të dorëhiqet. Por me mocionin e krijuar nga Nisma, nëse përkrahet nga PDK-ja, atëherë ka gjasa që qeveria të rrëzohet. Por kjo nuk mund të ndodh deri atëherë kur PDK do mendon se ky mocion është në favorin e saj

“ Qeveria nuk dorëhiqet dhe kryeministri Isa Mustafa e ka bërë të qartë se është i interesuar ta çojë mandatin deri në fund. Mocioni, po që se përkrahet nga PDK, ka gjasa që ta sjell rënien e Qeverisë. Por, kjo do të ndodhë atëherë kur PDK mendon se është në favor të saj”, shprehet Mushkolaj.

Ndryshe, sot është nënshkrua mocioni për rrëzimin e qeverisë nga ana e disa deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Previous articleFunksionalizohet Tregu i Gjelbër në Podujevë
Next articleKjo është lista e deputetëve të nënshkruar për rrëzimin e Qeverisë (Dokument)