Home LAJME Mustafa: Zgjedhjet, më së largu më 15 qershor

Mustafa: Zgjedhjet, më së largu më 15 qershor

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se me përfaqësuesit e Demokracisë në Veprim kanë biseduar për reformën zgjedhore.

Mustafa ka shtuar se së bashku me faktorin ndërkombëtarë dhe partitë politike, do të diskutojnë për datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Sipas tij, ato më së largu duhet të mbahen deri më 15 qershor.

Ndërsa, Ismet kryeziu, nga Demokracia në Veprim, ka thënë se do të zhvillojnë takime me gjithë liderët, mirëpo, sipas tij, ky ishte takimi i parë me partinë më të madhe opozitare. /Telegrafi/

Previous articleSelfie-t më të larta në botë (Foto)
Next articleThaçi e Dacic takohen më 31 mars