Home LAJME Naftëtarët në protestë kundër fiskalizimit

Naftëtarët në protestë kundër fiskalizimit

Kuvendi i Shoqatës së naftëtarëve ka vendosur që t’i radikalizojë veprimet për të kundërshtuar mënyrën e fiskalizimit që po imponohet nga Ministria e Financave.

Naftëtarët unanimisht kanë vendosur, të mërkurën, që të protestohet.

Data dhe mënyra e protestës nuk është caktuar, por këtë do ta bëjë këshilli i Protestës, i cili do të udhëhiqet nga Latif Kryeziu, pronar i kompanisë “Al Petroll”.

Para se të protestohet, ata kanë vendosur të kërkojë edhe një takim me kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi. Naftëtarët kërkojnë që shteti të financojë fiskalizimin, pasi përmes saj mblidhet tatimi. Nëse një gjë e tillë është e pamundur, naftëtarët do të kërkojë shtimin e operatorëve të fiskalizimit, pasi momentalisht ata dyshojnë se ka fiksim të çmimeve dhe keqpërdorim të pozitës dominuese në treg.

Previous articleGjashtë raste me virusin AH1N1 në Gjilan
Next articlePrishtina udhëton për fitore në Rumani