NATO shkatërron raketën e Iranit në Turqi: Do reagojmë! Evakuime masive në Qipro!
Ministria turke e mbrojtjes njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani e cila po i drejtohej hapësirës ajrore të Turqisë u shkatërrua nga sistemet kundërajrore të NATO-s të ndodhura në Mesdheun Lindor. Në njoftimin e ministrisë sqarohet se raketa u zbulua pasi kaloi mbi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë. “Nga incidenti nuk pati viktima apo të plagosur,” thuhet në deklaratë, ku nënvizohet gjithashtu se Turqia rezervon të drejtën për të reaguar ndaj çdo veprimi armiqësor kundër saj, duke paralajmëruar palët të shmangin hapa që mund të cojnë drejt një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit. NATO reagoi edhe ajo, duke e dënuar me forcë lëshimin e një rakete të Iranit drejt hapësirës ajrore turke.
