Home LAJME Ndotja e ajrit shkakton një në tetë vdekje

Ndotja e ajrit shkakton një në tetë vdekje

Ndotja e ajrit vret rreth shtatë milionë njerëz në vit, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në raporton e publikuar sot, agjencia e OKB-së thotë se ndotja e ajrit është shkak i një në tetë vdekje dhe se është bërë rreziku më i madh mjedisor për shëndetin.

OBSH thotë se në vitin 2012 ka pasur rreth 4.3 milionë vdekje si pasojë e ndotjes së ajrit të brendshëm dhe 3.7 milionë të tjera nga ndotja e ajrit në natyrë.

Shumica e këtyre rasteve thuhet se kanë ndodhur në vendet në zhvillim. /Telegrafi/

Previous articleAeroplani i Malajzisë: Hipotezat e tragjedisë
Next articleVulini fyen pa fije marre zëdhënësen e NATO-s: Gërditemi nga ti!