Home SHËNDETËSI Ndryshimi klimatik mund ta rrisë rrezikun nga Malaria

Ndryshimi klimatik mund ta rrisë rrezikun nga Malaria

fotoSëmundja e malaries e cila vrau rreth 6,27,000 njerëz në vitin 2012, mund të rritet me rritjen e temperaturave për shkak të ndryshimit klimatik, thotë studimi.

Hulumtuesit kanë debatuar për më shumë se dy dekada për ndikimet e mundshme të ngrohjes globale në sëmundjen e malaries në të gjithë botën .Kjo sëmundje që është shkak e një mushkonje infektuese, infekton më shumë se 300 milion njerëz çdo vit.

Tani Universiteti i Ekologjistëve të Michiganit dhe kolegët e tyre po raportojnë dëshminë e parë të vështirë se çfarë malaria bën.

Studimi, bazuar në një analizë të të dhënave nga rajonet malore të Etiopisë dhe të Kolumbisë, sugjeron se ndryshimet klimatike rezultojnë në një rritje të konsiderueshme të rasteve të infektimit nga sëmundja e malarias në rajonet me popullsi të dendur të Afrikës dhe Amerikës së Jugut, përveç nëse përpjekjet e monitorimit dhe kontrollit të sëmundjeve rriten.

“Ne pamë një zgjerim të rritjeve të rasteve të malaries në shkallë më të lartë në kohët e ngrohta, e cila është një sinjal i qartë i një përgjigjje të kësaj sëmundje”, tha Mercedes Pascual, autore e hulumtimit.

Vështirësia kryesore është se me temperaturat e ngrohta, ne presim të shohim një numër më të lartë të personave të ekspozuar ndaj rrezikut të malaries në zonat tropikale malore, tha ajo.

Pascual dhe kolegët e saj shikuan për më shumë dëshmi rreth shpërndarjes së malaries në vendet me teperatura më të larta, si ato të Etiopisë dhe Kolumbisë.

“Hulumtimi ynë i fundit tregon se me ngrohjen progressive globale, malaria do të përhapet prej zonave malore deri në zona më të ulëta.Dhë ndaj kësaj sëmundje popullata nuk ka imunitet mbrojtës, njerëzit do ta kenë të vështirë të përballen me këtë sëmundje”, tha bashkë-autori Menno Bourna.

Previous article5 ushqimet të cilat mendoni se janë të shëndetshme por në fakt nuk janë
Next articleFerizaj dhe Drenica, ndajnë pikët