Home Uncategorized Në 25 komuna të Kosovës po votohet

Në 25 komuna të Kosovës po votohet

zgjedhjet_lokale_kosovePrishtinë – Hapen të gjitha vendvotimet për balotazhin, sot zhvillohet gara e balotazhit përmes së cilës qytetarët me të drejtë vote, kanë mundësinë që të votojnë për zgjedhjen e kryetarëve të rinj për mandatin e ardhshëm.

Hapjen e të gjitha vendvotimeve në komunat ku zhvillohet balotazhi, e ka konfirmuar edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në konferencën e parë për sot të orës 8, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë problem.

“Duke u bazuar në raportet e Komisioneve Komunale të zgjedhjeve, janë hapur të gjitha vendvotimet që në orën 7 të mëngjesit”, ka thënë Daka.

Zgjedhjet do të mbahen edhe në tri vendvotime në Zveçan, ku për shkak të parregullsive në rrethin e parë, do të ketë rivotime. /RadioRINIA/

Previous articleBE: 71 vëzhgues për balotazh
Next articleGjilan: me të drejtë vote janë 94 mijë e 286 votues