Home LAJME Në Kosovë u shënua Dita Botërore e Ujit dhe e Meteorologjisë

Në Kosovë u shënua Dita Botërore e Ujit dhe e Meteorologjisë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka shënuar sot “Ditën Ndërkombëtare të Ujërave”, 22 marsin dhe “Ditën Botërore të Meteorologjisë” 23 mars.

“Uji dhe Energjia janë dy resurset kryesore për zhvillimin e një vendi. Duke qenë këta dy element duhet konsideruar si të ndërlidhur ngusht me njëri tjetrin. Mirëqenia, shëndeti dhe zhvillimi I përgjithshëm social-ekonomik varet në mënyrë direkte nga uji”, ka thënë me këtë rast zëvendësministri i MMPH-së, Shpëtim Rudi. Në këtë manifestim ishte i pranishëm dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Tashti duhet të punojmë të gjithë së bashku për ta zgjidhur çështjen e ujit. Duhet shfrytëzuar kapacitetet tona dhe ujin ta bëjmë prioritet shtetërore sepse na prêt një periudhë e vështirë”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Ahmeti.
Nga ana tjetër, drejtori i Departamentit të Ujërave, Naser Bajraktari, rikujtoi projektet e MMPH-së që ka realizuar dhe ato në realizim e sipër. Sipas tij, sivjet kjo Ministri me përkrahjen e Zyrës së Komisionit Evropian do të finalizojë strategjinë shtetërore për ujëra për periudhën 2014-2033.
Prezantimin jofinal të kësaj strategjie, që pritet të miratohet në Kuvend brenda dy muajsh, e ka paraqitur zyrtari nga DU, Hazir Çadraku.

Në shënimin e kësaj dite folën dhe zyrtarë të zyrave dhe institucioneve ndërkombëtare, ndër të cilat përfaqësues të Zyrës zvicerane dhe ata të KFV-së.
Ndërkohë zyrtarë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kanë paraqitur të dhëna interesante për gjendjen e ujit në vend, dhe mundësitë e zhvillimit të mëtejmë të këtij sektori me rëndësi të veçantë për shtetin.

Previous articleNë shqip edhe gjashtë libra për studentët e mjekësisë
Next articleDueli shqiptar në Ligën e Kampionëve