rofesorët që janë anëtarë të organeve më të larta të Universitetit të Prishtinës, përkatësisht Këshillit Drejtues, Senatit dhe vetë njësive akademike, janë identifikuar të kenë botuar punime shkencore në revista që cilësohen si të rreme të shteteve aziatike, siç është India, aty ku kishte botuar edhe ish-rektori Ibrahim Gashi.
Safet Merovci, anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së, Skënder Ahmeti, dekan i Fakultetit Ekonomik, Naser Kabashi, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe senator në UP, si dhe vetë kryesuesja e Agjencisë Kosovare për Akreditim, Ferdije Zhushi, rezulton të kenë bërë botime shkencore në revista të rreme.
Por, asnjëri nga ta nuk e ka ndjekur rrugën e ish-rektorit Gashi, për të dhënë dorëheqje. As drejtues të Rektoratit nuk po e kërkojnë këtë nga ta.