Home LAJME Në QKUK bllokohet lëshimi i certifikatave mjekësore

Në QKUK bllokohet lëshimi i certifikatave mjekësore

Ai ka tri javë që synon të nxjerrë një certifikatë mjeku, për të vazhduar pastaj procedurat për marrjes së lejes për armë. Por, D.D., (emri i njohur për redaksinë), nuk ka arritur tash e disa javë që të nxjerrë certifikatën mjekësore për aftësinë shëndetësore psiko-fizike për pajisje me leje për armë. Ky dokument, lëshohet pas një varg kontrollesh specialistike mjekësore dhe është i domosdoshëm për klientin që merr leje armësh.

“Tash po pres por nga informatat që kam marrë edhe një kohë duhet pritur që t’i nënshtrohem kontrolleve mjekësore për të vazhduar procedurat për leje të armës”. Ndërkohë, burime në QKUK thonë se dhënia e certifikatës shëndetësore për pajisje me leje për armë është bllokuar tash e disa javë. Sipas të njëjtave burime, bllokimi ka ndodhur pasi komisioni mjekësor i caktuar për të dhënë leje për armën parasheh që të mos ketë internist siç është paraparë por specialist të mjekësisë familjare.

Në këtë situatë, QKUK, sipas burimeve, nuk ka arritur të funksionalizojë komisionin në mungesë të mjekëve familjarë. Kjo konfirmohet edhe nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu. Ai thotë se në QKUK nuk punon asnjë mjek familjar. Sipas tij, kjo çështje do të rregullohet së shpejti.

Previous articleTa kesh gruan gjykatëse është shpëtim, kështu po shpëton edhe Shefqet Qerkini
Next articleSot vendoset për Bllacën, në burg apo i lirë