Home SHOWBIZ Neki Emra NUK është fejuar

Neki Emra NUK është fejuar

Neki Emra ka mohuar spekulimet se ai është fejuar me Zana Zhavellin, por nuk e ka mohuar lidhjen me të.

Këngëtari ka dhënë një intervistë për gazetën Tribuna ku ka thënë se ishte tronditur kur disa portale në internet e kishin “fejuar” atë.

“Jam i shokuar nga ky lajm. Sapo u zgjova dhe pashë që disa portale shkruanin se unë jam fejuar, madje disa edhe ma uronin fejesën, por kjo nuk është aspak e vërtet. Në momentin që do të fejohem besoj që do të merret vesh. Është diçka që nuk fshihet”, ka pohuar ai për Tribuna.

Edhe pse nuk e ka pohuar e as mohuar lidhjen me moderatoren e Klan Kosova, Nekiu ka lënë të kuptohet se mes tyre ka diçka.

“Po shoqërohemi ka pak por nuk jam shumë i interesuar të flas për jetën time private. Për mua më me rëndësi është muzika se jeta private”, ka shtuar ai.

Previous articleThaçi: Edhe pse e padrejtë, Kuvendi duhet të vendos lidhur me Tribunalin
Next articleTifozët e Realit votojnë Pinton si lojtar të ndeshjes