Infermieret e gjetën gruan e cila mendohet të vuajë nga probleme mendore, duke kafshuar fëmijën në krah.
Stafi i shokuar tregoi momentin në të cilin gjetën nënën, që mesa dukej po tentonte të hante foshnjën tre ditë pasi e kishte lindur atë.
Një infermiere e pa 24 vjeçaren Li Zhenghua me nofulla të mbërthyera rreth krahut të fëmijës. Ajo ngriti alarmin duke u përpjekur të largonte beben, por e ëma refuzonte.
Sulmi tronditës kanibal ka ndodhur në një spital në qytetin Shenzhen, në provincën Guangdong në jug të Kinës.
Në ditën e tretë të qëndrimit në spital, infermieria Lju Tinalun, ka hyrë në dhomë dhe ka parë skenën e tmerrshme. Mendohet që nëna të ketë vuajtur nga stresi gjatë periudhës së shtatzënisë.