Sot, së bashku me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, mirëpritëm bizneset e Podujevës, me të cilat diskutuam për të arriturat, sfidat dhe mundësitë për rritjen e bashkëpunimit.

Në fjalën time theksova punën e bërë për krijimin e hapësirave dhe lehtësimin e të bërit biznes në Podujevë, si dhe synimet tona për të ardhmen.

Së bashku me kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, z. Skender Krasniqi, nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi për avancimin e zhvillimit ekonomik, krijimin e mundësive të reja për bizneset dhe rritjen e punësimit.

Falënderoj të gjitha bizneset për bashkëpunimin dhe kontributin në zhvillimin ekonomik të Podujevës.