Home LAJME Nesër me shi

Nesër me shi

shiPër ditën e nesërme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë që moti të jetë i vranë dhe me shi.

Temperaturat pritet të sillen nga 2 deri në 4 gradë më të ulëtat, deri në 11 gradë që do të mund të arrijë më e larta.
“Mot kryesisht i ngjashëm pritet të mbajë deri të shtunën, ku pastaj priten kthjellime. Temperaturat minimale priten të shënojnë vlerat mbi zero, kurse maksimumet e ditës parashihen të arrijnë në 12C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga ana e veriut”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Ndërkohë, të martën, mbi vendin tonë ka mbajti mot me mjegull, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira. Gjatë natës ato do të shoqërohen edhe me reshje shiu.
“Vlera minimale e temperaturës u shënua 1C, kurse më e larta e ditës ka arritur në 12C celsius. Ka fryrë erë nga lindja dhe juglindja me shpejtësi 1 deri 8m/s”, thuhet në njoftim.

Previous article75 vjeçari, i “armatosur deri në dhëmb”
Next articleIngrid Gjoni nga krevati në rrugë