Nga 1 shtatori 2026, Komuna e Podujevës do të marrë përsipër organizimin dhe ofrimin e mbështetjes edukative për fëmijët në spektrin e autizmit, përmes angazhimit të stafit profesional nga komuna. Ky është një hap i rëndësishëm për të qenë më pranë këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Gjatë takimit të sotëm përfaqësues të shoqatës “AUTIZMI” – të cilët i kemi mbështetur financiarisht çdo vit, i falënderova për kontributin dhe përkushtimin e tyre ndër vite.
Po ashtu, shpreha gatishmërinë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe në të ardhmen, në aspekt të trajnimit të stafit që do të angazhohet nga Komuna e Podujevës për këtë kategori.