Administrata tatimore e Kosovës bëri të ditur se këto pagesa duhet të bëhen vetëm përmes llogarisë bankare ose formave elektronike të pagesës.
Për rrjedhojë, tatimpaguesit duhet të kenë kujdes që për furnizimet/shitjet ndaj individëve, kur vlera e transaksionit është mbi 2.000 euro, edhe në rastet kur pagesa realizohet pjesërisht, asnjë pjesë e pagesës nuk lejohet të kryhet me para të gatshme, por ekskluzivisht përmes sistemit bankar apo formave elektronike të pagesës, njoftoi ATK-ja.
Mosrespektimi i dispozitave të këtij Vendimi konsiderohet shkelje e dispozitave ligjore dhe i nënshtrohet gjobave.
