Një 76 vjeçar ka vdekur pasi që është goditur nga një makinë në rrugën Bill Klinton të Prishtinës.
Kapiteni i policisë Sylejman Halili në vendin e ngjarjes i ka konfirmuar Gazetës Jeta në Kosovë se aksidenti me fatalitet ka ndodhur në orën 9:15 të mëngjesit, përderisa njësitë e hetimeve të trafikut janë duke hetuar ende për shkaktarët e aksidentit.
Vendi ku është goditur 76 vjeçari ndodhet pak metra larg nënkalimit në kryeqytet, ndërsa sipas dëshmitarëve këmbësori është goditur nga makina gjatë kohës kur ai po e kalonte rrugën në vend të pashenjëzuar për këmbësorët.
Rruga Bille Klinton ka qëndruar për disa kohë e mbyllur, deri në kohën kur policia e ka kryer vendshikimin.
Në pamjet e xhiruara nga Gazeta Jeta në Kosovë, në rrugë shihen gjurmë e viktimës përfshirë këtu këpucët dhe një kapelë.
Sipas raporteve të policisë, vetëm dy ditët e fundit ka humbur jetën edhe një këmbësor, ndërsa janë lënduar katër të tjerë.
Të mërkurën ka vdekur një person, i cili ishte goditur në fillim të vitit nga një vozitës i pakujdesshëm në Gjilan.
Polica raporton se më 21 janar, në fshatin Batllavë të Podujevës, një vozitës nga pakujdesia ka goditur tre persona, ku njëri nga ata vdes prej plagëve të marra.
Të njëjtën ditë, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, një vozitës ka goditur një shtetase të huaj, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Më 22 janar, në Vitomiricë të Pejës, një i dyshuar nga pakujdesia ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, raporton policia. raporton, Jeta në Kosovë. /RadioRINIA/