Home Uncategorized Nga Londra në Nju Jork, për vetëm tri orë

Nga Londra në Nju Jork, për vetëm tri orë

londNjë ëndërr për të pasionuarit e fluturimeve të shpejta (dhe të shtrenjta) duket se është afër realizimit: rruga ajrore Londër-Nju Jork së shpejti mund të zgjasë jo më shumë se tri orë. Një firmë e re amerikane synon të revolucionarizojë trafikun ajror. Ekspertët e saj janë duke punuar në konstruktimin e një aeroplani privat me shpejtësi më të lartë se zëri, i cili do të mundësojë fluturime për dy herë më të shpejta se që mund të zhvillohen sot.

Firmën e re nga Bostoni e përbëjnë ish ekspertë të kompanive të njohura si Airbus dhe Gulfstream dhe ata janë duke punuar në aeroplanin Spike Aerostatik AS-512 që do të kishte vend për më së shumti 18 pasagjerë. Ky superjet do të arrinte shpejtësinë 1700 kilometra në orë, që është dyfishi i aeroplanëve standardë të udhëtarëve. E vetmja mangësi e këtyre fluturakeve për njerëz të pasur do të jetë mungesa e dritareve.

Nga ky luks duhet të hiqet dorë pasi që dritaret do të ndikonin negativisht në shpejtësinë e aeroplanit, shkruan focus.de. Dhe, për të kompensuar mungesën e dritareve, inxhinierët planifikojnë që në vend të tyre të vendosin ekrane të rrafshëta. Përmes mikrokamerave ato do të tregojnë në fotografi panoramike pamjet nga kalon aeroplani

Previous articleGoogle prezanton një opsion interesant për Google Maps
Next articlePeugeot punon për makinën hibride me ajër