Nga sot, 19 gusht, pezullohet përkohësisht qarkullimi i katër linjave të autobusëve që lidhin fshatrat e Fushë-Kosovës me Prishtinën.

Bëhet fjalë për linjat nga Grabovci, Harilaci, Henca dhe Miradia e Epërme në drejtim të Prishtinës.

Sipas njoftimit, transporti në këto linja do të pezullohet për shkak të vështirësive të mëdha financiare dhe pamundësisë për të përballuar shpenzimet e karburantit dhe kostot e tjera operative.

Ndërprerja prek këto linja:

Grabovc – Prishtinë – Grabovc

Harilaq – Prishtinë – Harilaq

Hencë – Prishtinë – Hencë

Miradi e Epërme – Prishtinë – Miradi e Epërme

Në njoftim bëhet e ditur se janë kërkuar zgjidhje nga institucionet kompetente për të mundësuar vazhdimin e shërbimit. Po ashtu, është shprehur shpresë që transporti të rikthehet sa më shpejt.

Pezullimi do të jetë i përkohshëm, por ende nuk është bërë e ditur se kur këto linja do të rikthehen në funksion.