-
09:00Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti takohet me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. (Kuvendi i Kosovës, Prishtinë)
-
09:00Ministria e Kulturës organizon ceremoninë e ndarjes së licencave për udhërrëfyesit turistikë. Merr pjesë ministrja në detyrë, Saranda Bogujevci. (Muzeu “Emin Gjiku”, Prishtinë)
-
10:00Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban konferencë për media me rastin e publikimit të raportit “Pasuria e pajustifikueshme, drejtësia e justifikueshme”. (Zyrat e IKD-së, Prishtinë)
-
10:30Administrata Tatimore e Kosovës mban konferencën për media, ku do të prezantohen rezultatet e punës për gjashtëmujorin e vitit 2026. Merr pjesë edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. (Zyra Qendrore e ATK-së, kati i parë, Prishtinë)
-
12:00Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Terre des hommes në Kosovë organizojnë konferencën “Mbrojtja e Fëmijëve në Masmedia”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
-
14:00Organizohet Programi Ndërkombëtar Veror i Shkëmbimit Kulturor. Merr pjesë edhe kryetari i komunë së Prishtinës, Përparim Rama. (Amfiteatri i Universitetit të Prishtinës)
-
14:00Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë)
-
14:30Shpallja e aktgjykimit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan. (Gjykata Themelore, Pejë)
-
16:00Në kuadër të Prishtina International Summer University 2026, organizohet aktivitet kushtuar shënimit të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me temën: “The United States Semiquincentennial – 250 Years as a Beacon of Democracy for the World”. Merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu. (Rektorati i Universitetit të Prishtinës, Salla e Senatit)
-
18:00Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku (Kuvendi i Kosovës, Prishtinë)
