• 09:00Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Kosovë (YIHR KS) organizon Forumin Rajonal të Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut. (Hotel Sirius, Prishtina)

  • 09:15Mbahet dita e dytë e Konferencës Ndërkombëtare “Urat e Kujtesës: Pajtim dhe Drejtësi Tranzicionale në Shoqëritë Pas Konfliktit – Diplomacia, Kujtesa dhe Interpretimi Historik”. (Hotel Emerald, Prishtinë)

  • 09:30Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit (DAK), organizon shënimin e Ditës Botërore të Akreditimit. (Hotel Venus, Prishtinë)

     

     

  • 10:00Agjenda e aktiviteteve të Komunës së Prishtinës me rastin e shënimit të 27-vjetorit të çlirimit të Prishtinës:

     

    10:00  Homazhe dhe nderime pranë varrezave të Dëshmorëve. (Lagjja Velania, Prishtinë)

     

     

    10:30  Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

     

     

    11:00   Seanca solemne me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal, Prishtinë)

     

     

    12:00  Marshi i UÇK-së. Marshi organizohet nga ish-pjesëtarët e UÇK-së të veshur me uniforma të UÇK-së. (Sheshi “Zahir Pajaziti” – Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

     

     

    18:00  Ndeshja e Yjeve – Miqtë e futbollit. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

     

     

    18:30 Koncert festiv me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

  • 16:00KQZ fillon procesin e numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, Fushë Kosovë)

     

  • 18:00Mbahet ceremonia e hapjes së Kongresit të 14-të Ballkanik të Otorinolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës (ORL dhe KKQ). (Hotel Emerald, Prishtinë)