• 09:00Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, do të bëjnë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit, në ShBA. Pas homazheve, U.D. Presidentja Haxhiu dhe kryeministri Kurti do të mbajnë fjalë rasti. (Oborri i ndërtesës së Qeverisë, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 09:30Vazhdimi i deklaratave përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerët, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë. (Dhomat e Specializuara, Hagë) *** Ngjarja transmetohet live në faqen e EO në Facebook.

  • 09:40Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me deputetët e PDK-së do të bëjnë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit në ShBA. (Oborri i ndërtesës së Qeverisë, Prishtinë)

  • 09:30Peja Peace Forum organizon tryezë të rrumbullakët për të dnëruar viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001. (Pejë)

     

     

  • 10:00Delegacioni i Aleancës bën homazhe pranë Memorialit “Kosova Kujton” në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Oborri i Qeverisë së Kosovës)

  • 10:00Iniciativa për Progres (INPO) organizon tryezën diskutuese me temën “Nga vendimi te kontrata: boshllëqet e transparencës në procedurat e negociuara”. (Hotel Sirius, Prishtinë)

     

     

     

  • 11:00Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00Shoqata “Miqtë e Amerikës”  mban aktivitetin tradicional përkujtimor me rastin e 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë)

  • 14:00Platforma qytetare “Liria ka Emër” mban konferencën e fundit për media para “Marshit për Liri”. (Hotel “Manami”, Prishtinë)

  • 14:00Hapja zyrtare e panairit të produkteve vendore “Toka Jonë, Shija Juaj”. (Prishtina Mall – hyrja lindore, Prishtinë)

     

     

  • 14:00Aleanca Kosovare e Bizneseve – AKB nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me Odën së Përmbaruesve Privatë të Kosovës. (Zyret e AKB-së, Prishtinë)