09:00

Ministria e Shëndetësisë organizon Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Cilësinë e Shërbimeve Shëndetësore. Merr pjesë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

09:30

Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) organizon konferencën vjetore të Konsorciumit të Institucioneve për Zhvillim dhe Hulumtim në Arsim në Evropë (CIDREE) me temën: “Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve gjatë Shërbimit – Praktikat Aktuale, Sfidat, Trendet dhe Mundësitë”. Merr pjesë ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave, Kuvendi i Kosovës)

11:00

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës mbajnë protestë lidhur me kërkesat për rritje të pagave. (Para zyrave të Menaxhmentit të KEK-ut, Prishtinë)