• 11:00Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) organizon ceremoninë e shpërndarjes së makinerisë bujqësore në kuadër të projektit “Mbështetja e bujqësisë bashkëkohore dhe fermerëve të Hanit të Elezit me mekanizëm bujqësorë”. (Ndërtesa e Komunës së Hanit të Elezit)

  • 11:00PSD mban një aksion simbolik. (Sheshi “Nënë Tereza”)

  • 12:00Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) organizon pritje zyrtare të delegacionit nga Shqipëria. (Zyrat Qendrore të AKB-së në Lagjen Tophane, Prishtinë)

  • 13:30OVL-UÇK pret në takim Prefektin e Tiranës, Shkëlqim Hajdari. (Selia e OVL UÇK-së, Prishtinë)

  • 14:30Mbahet ceremonia e përurimit të punimeve në tri ndërtesa sociale shumëbanesore në Komunën e Prizrenit, në kuadër të projektit “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Ndërtesat Sociale Shumëbanesore”. Merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. (Rruga Terzi, Prizren)

  • 17:00Zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave ndërmjet KFF Dukagjini – KFV Prishtina. (Kampi Nacional në Hajvali, Prishtinë)