• 09:30Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike,  lanson Platformën e Trajnimeve Për Siguri Kibernetike Për Shërbyesit Civil. Marrin pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Luksemburgut, Eric Dietz. (Instituti i Kosovës për Administratë Publike, rr. “Pavarësia”, Hajvali, Prishtinë)

  • 10:00Mbahet takimi i 293-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). (Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë)

  • 10:00Instituti Albanologjik nga 18 deri me 22 maj, organizon edicionin e shtatëmbëdhjetë të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”. Në ditën e parë mbahet sesioni i Gjuhësisë do ta ketë temën bosht “Shqipja në rrethanat e sotme digjitale”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)

  • 11:00Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media, dhe prezenton realizimin i Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026. (Zyra Kombëtare e Auditimit)