• 07:00Cycle Kosovo for Children (CKC), në bashkëpunim me Action for Mothers and Children (AMC), nis edicionin e 12-të të çiklizmit bamirës për mbledhjen e fondeve për kujdesin shëndetësor të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. (Restaurant “Te Linda”, Prishtinë)

     

     

  • 11:00Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me mbështetjen e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), organizon Konferencën për Lansimin e Fushatës Vetëdijësuese për Përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit (REA). ( Hotel Swiss Diamond, Prishtinë)

  • 13:30Në kuadër të Panairit të Librit Prishtina 2026, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi do të jetë e pranishme për promovimin dhe nënshkrimin e librit biografik kushtuar asaj, “Unë jam Majlinda Kelmendi”. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)

  • 17:00Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), në bashkëpunim me Pro Peace Kosovo, hap ekspozitën “Sy më sy | Eye to Eye”. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës)