• 10:00Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike organizon aktivitet me rastin e shënimit të 23 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Publikë. Merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. (Amfiteatri i objektit të ish-Rilindjes, Prishtinë)

     

     

  • 10:00Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizojnë tryezë ku publikohet raport i IKD-së “Zbatimi i Programit Kombëtar për Kryerësit e Dhunës ndaj Grave në Kosovë (Analizë e kornizës ligjore, praktikës gjyqësore dhe zbatimit institucional)”. (Hotel Sirius, Prishtinë)

  • 11:00Komuna e Podujevës shënon 27-vjetorin e Ditës së Çlirimit me një sërë aktivitetesh:

     

    11:00 – Seanca solemne e Kuvendit Komunal. (Kuvendi Komunal, Podujevë)

     

    11:45 – Homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Penuhë. (Penuhë, Podujevë)

     

    13:30 – Zbulimi i pllakës përkujtimore të heroit Ali Ajeti në Miroc. (Miroc, Podujevë)

     

    20:00 – Koncerti festiv në Sheshin “4 Dëshmorët”.(Podujevë)

  • 13:30Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 295-të. (Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë)