-
09:30Mbahet Ceremonia Lansuesе e Udhërrëfyesit për Zhvillimin e Aftësive në sektorin e Mikpritjes në Kosovë. (Hotel Emerald, Prishtinë)
-
10:00Vazhdon edicioni i shtatëmbëdhjetë i konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”. Sesioni i Folklorit dhe etnomuzikologjisë do ta ketë temën bosht “Trashëgimia kulturore si kujtesë: këngët, rrëfimet, fotografitë”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)
-
10:30Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, organizojnë një takim për të shqyrtuar alternativat e financimit të projekteve strategjike të prezantuara gjatë Konferencës së Investitorëve Amerikanë 2026. (Selia e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
-
10:30Banka Botërore, si partner zbatues i nismës së financuar nga Bashkimi Evropian “EU4 Rule of Law”, prezanton gjetjet për Kosovën nga Anketa e fundit Rajonale e Drejtësisë. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë)
-
11:00Nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, organizohet mbledhje komemorative, në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit të shquar, anëtarit të Kryesisë, një prej themeluesve të LDK-së e bashkëpunëtorit të Presidentit Rugova, Prof. Alush Gashi. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ish-ASK-Prishtinë)
-
11:00Hapet ekspozita udhëtuese dhe paralele ndërkombëtare “E zor amendar – Fuqia brenda nesh”, e cila prezantohet njëkohësisht në Muzeun Helinä Rautavaara në Finlandë. (Qendra Multikulturore KRAH, Rruga B, Prishtinë)
-
13:00Partia Socialdemokratike do të zhvilloj aktivitet afër zyrës së Vetëvendosjes. Prononcim për media do të jap kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. (Zyret e LVV-së në Aktash, Prishtinë)
-
13:00Avokati Gent Gjini do të dorëzojë ankesë në Prokurorinë Speciale për hedhjen e kallëzimit penal ndaj Dimal Bashës lidhur me rastin e Astrit Deharit. (Prokuroria Speciale, Prishtinë)
-
14:00Me rastin e 27 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të rënë, këshillat Organizues të fshatrave Runjevë dhe Stagovë, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe me përkrahjen e Komunës së Kaçanikut, organizojnë manifestime Përkujtimore. (Shkolla Fillore ” Agim Bajrami” në Stagovë, Kaçanik)
