• 09:00Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike. (Kuvendi i Kosovës, N-225)

  • 09:00Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion. Formohet grupi punues për Projektligjin nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, N-204)

  • 09:30Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit, organizon ngjarjen me moton “Inovacioni dhe kreativiteti nxitës për një të ardhme të qëndrueshme”. (Hotel Emerald, Prishtinë)

  • 10:00Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama viziton SHFMU “Hasan Prishtina”. (SHFMU “Hasan Prishtina”, Prishtinë)

  • 10:00Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD),  në bashkëpunim me National Endowment for Democracy (NED) edhe European Endowment for Democracy (EED), publikojnë raportin me titull “Drejtësia Civile në Kosovë 2025”. (Zyrat e IKD-së, Prishtinë)

     

  • 10:00Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. Në rend dite disa pika. (Kuvendi i Kosovës, C-203)

  • 10:30Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike mban diskutim me Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca, për arritjet dhe sfidat e ZKA-së, si dhe nivelin e zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga ZKA, për organizatat buxhetore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303)

  • 11:00Mblidhet Komisioni për Integrime Evropiane. Shqyrtohen 13 pika. (Kuvendi i Kosovës, N-10)

  • 11:00Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme plenare për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët.(Salla e Kuvendit)

  • 13:00Mblidhet Komisioni për Buxhet. Shqyrtohen 12 pika. (Kuvendi i Kosovës, C-203)

  • 13:30Shpallja e aktgjykimit në rastin e Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. (Gjykata Themelore, Pallati i Drejtësisë, Prishtinë)

  • 18:00Në kuadër të serisë së aktiviteteve “Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2026“, Ambasada Gjermane organizon eventin “Lexim dhe diskutim me Michael Roth”. (Reporting House, Prishtinë)