-
09:00Vazhdon dita e dytë e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ). (Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së)
-
09:00Mbahet takimi i katërt i Grupit Punues për Kosovën, në kuadër të Komitetit Evropian të Rajoneve. (Hotel Palace, Shupkovc, Mitrovicë)
-
10:00Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e 10 (dhjetë) të Kuvendit Komunal për vitin 2026. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec)
-
10:00Mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Auron Thaqit. (Gjykata Themelore, Prizren)
-
10:00Sindikata e Policisë së Kosovës organizon Lojërat Sportive Tradicionale, në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës zyrtare. (Qendra Sportive “Shani Nushi”, Gjakovë)
-
11:00Organizohet ceremonia përmbyllëse e Programit Ndërkombëtar Master “Be Smart in the City – Integrated Intersectoral and Managerial Planning for Smart Cities”. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës)
-
13:00Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. (Salla N-204, Kuvendi i Kosovës)
-
14:00Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të raportojnë ministri i Financave Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca në lidhje me raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2025.(Kuvendi i Kosovës, salla C-203)
-
15:00Ceremonia e Betimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 02/2026. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë)
