-
08:00Mbahet ceremonia e fillimit të punimeve për projektin “Ndërtimi i rrugës Korishë–Kabash, lidhja me rrugën rajonale R118 – Pjesa e parë (L = 6,708 m)”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha. (Rruga Korishë–Kabash)
-
08:45Agjenda mediale e U.D. Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu:
08:45-16:00 – Nën përkujdesjen e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu organizohet homazh përkujtimor dhe hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës)
-
09:00Mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, N-302)
-
09:00Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim (QSHHZH) mban konferenca shkencore “Formësimi i rrugëve zhvillimore: ndërhyrjet e hershme në çrregullimin e spektrit autistik”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
-
09:30Lansohet Instituti i Farmacisë në Universitetin e Prishtinës. Merr pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku. (Objekti i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, te salla e Këshillit, kati III)
-
10:00Kuvendi mban seancë solemne në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel. (Salla e seancave)
-
10:00Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën “Forcimi i integritetit politik përmes digjitalizimit”. (Hotel “Swiss Diamond” – Salla “Artana”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
-
11:00Kuvendi mban seancë plenare. (Salla e seancave)
-
12:00Instituti Albanologjik mban mbledhje komemorative për akademikun Rexhep Qosja. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)
-
12:00Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizon aktivitetin “Roli dhe forca e mediave në kërkimin e djalit, që për babain ishte i ‘vdekur’. Merr pjesë edhe ministri i Punës, Andin Hoti. (Salla e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Mahalla e Muhaxherëve, Prishtinë)
-
15:00Shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. (Gjykata Themelore, Prishtinë)
