• 09:30GERMIN organizon tryezën me temën: “Votimi nga Jashtë Vendit, Diaspora në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”. (Hotel Sirius, Prishtinë)

  • 10:00Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë organizon ceremoninë e përurimit të punimeve në ndërtesën shumë-banesore sociale në Komunën e Istogut, në kuadër të projektit “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Ndërtesat Shumë-Banesore Sociale”. (Banesat te parku, Istog)

  • 10:00Qendra Kosovare për Studime Gjinore mban konferencë përmbyllëse të projektit “TransformCare: Analiza e të dhënave dhe investimeve për sistemet e kujdesit të përgjegjshëm gjinor në Kosovë”, ku do të prezantohen të gjeturat dhe rekomandimet e një studimi bazë për ekonominë e kujdesit të përgjegjshëm gjinor. (Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 10:30Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të mbajë mbledhjen e 367-të. (Salla e takimeve të KGJK-së)

  • 11:00Përfaqësues të mediave serbe në Kosovë organizojnë debat mbi marrëdhënien ndërmjet politikës, mediave dhe publikut në situata të tensioneve të shtuara shoqërore dhe politike, me fokus në akuzat publike ndaj gazetarëve dhe mediave pas arrestimit të drejtorëve të institucioneve arsimore dhe shëndetësore. (Qendra Mediale në Çagllavicë, Prishtinë)

  • 12:00Bëhet prezantimi i poemës „La Scanderbeida” dhe hapja e ekspozitës „Këndo, o Muzë, Trimërinë”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës „Pjetër Bogdani”)